Administratori i “Merkaj shpk”, kompani e cila u bë pjesë e bashkimit të shoqërive “Vëllezërit Tola”, për të ndërtuar hidrocentralin mbi lumin Shushicë, ka qenë njëri prej 4 dëshmitarëve në seancën e kaluar. Merkaj dëshmoi se kishte pasur një takim me ish ministrin e Energjetikës Dritan Prifti, i cili nga ana e tij kishte kërkuar dhuratë, me qëllim që kompania e tij të merrte koncesionin e hidrocentralit të Shushicës. Edhe përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës, Spartak Braho deklaroi se dëshmia ishte tregues I “mashtrimet dhe rryshfetet që ka marrë ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.”
Në kundërpërgjigje ish-ministri i Energjetikës Dritan Prifti hodhi poshtë akuzat e Merkajt dhe ripërsëriti akuzat se ai është mbulesa e Metës për troje në bregdet dhe biznese të ndryshme.
