Videopërgjimi Meta- Prifti, Braho:
U dëshmuan mashtrimet e Priftit

Videopërgjimi Meta- Prifti, Braho:<br />U dëshmuan mashtrimet e Priftit
TIRANE- Seanca gjyqësore në ngarkim të ish zvkryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Ilir Metës, i akuzuar për korrupsion, nga videopërgjimi Meta- rifti, vazhdoi  sot me pyetjen e 4 dëshmitarëve.

Njëri prej dëshmitarëve ka qenë dhe Fatmir Merkaj, administrator i “Merkaj shpk”, kompani e cila u bë pjesë e bashkimit të shoqërive “Vëllezërit Tola”, për të ndërtuar hidrocentralin mbi lumin Shushicë.

Para gjyqtarëve Merkaj ka dëshmuar se kishte pasur një takim me ish ministrin e Energjetikës Dritan Prifti, i cili nga ana e tij kishte kërkuar dhuratë, me qëllim që kompania e tij të merrte koncesionin e hidrocentralit të Shushicës.

“Në një takim që kam patur me Priftin në Rogner, ai më ka kërkuar peshqesh”, ka thënë Merkaj në gjyq.

Përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës, Spartak Braho deklaroi se dëshmitë e sotme treguan “mashtrimet dhe rryshfetet që ka marrë ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.” 

Në këtë proces maskaradë do të kuptoni që Prifti jo vetëm ka kërkuar peshqesh por dhe ka marr”, tha Spaho. Seanca e ardhshme është caktuar për 12 dhjetor.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari