"Ai akuzon sërish Ilir Metën se është katandisur aq keq, sa që e ka lënë veten të mbrohet nga një trafikant droge dhe prokuror që në kohën e komunizmit ka varur njerëz në litar", shkruan sot gazeta Shqiptarja.com.
Administratori i “Merkaj shpk”, kompani e cila u bë pjesë e bashkimit të shoqërive “Vëllezërit Tola”, për të ndërtuar hidrocentralin mbi lumin Shushicë, ka qenë njëri prej 4 dëshmitarëve në seancën e djeshme. Merkaj ka dëshmuar se kishte pasur një takim me ish ministrin e Energjetikës Dritan Prifti, i cili nga ana e tij kishte kërkuar dhuratë, me qëllim që kompania e tij të merrte koncesionin e hidrocentralit të Shushicës. Nga ana e tij përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës, Spartak Braho deklaroi se dëshmitë e sotme (dje) treguan “mashtrimet dhe rryshfetet që ka marrë ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.”
(Reagimin e plotë të ish ministrit Prifti mund ta lexoni sot në shkrimin e gazetes Shqiptarja.com me titull "Prifti: Meta është katandisur të mbrohet nga trafikant droge" të gazetarit Poli Hoxha.)
