Videoskandali i Xhelilit, reagon PD:
 Ja kriteret e qeverisë për punë

Menjëhrë pas publikimit të videoskandalit të kryebashkiakut të Peshkopisë Shukri Xhelili, ka reaguar Partia Demokratike.

Në një deklaratë për shtyp, PD "shpreh neverinë për abuzimin ordiner të zyrtarëve të pushtetit të Edi Ramës."

Sipas PD, kjo tregon se kriteret e qeverisë për të ofruar vend pune.

Deklarata e Partisë Demokratike.
Partia Demokratike shpreh neverinë për abuzimin ordiner të zyrtarëve të pushtetit të Edi Ramës.

Pamjet filmike të transmetuara sot ne Ora Neës, ku Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune janë një dëshmi më shumë se ku është zhytur shteti i Edi Ramës. Shtet i trafikantëve të drogës dhe prostitucionit, falsifikatorëve, gjobëvënësve, kriminelëve e tashmë dhe funksionare publikë që shfrytëzojnë mjerimin e grave dhe vajzave ku i ka zhytur kjo qeveri për t’u kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. 

Rasti i kryebashkiakut të Peshkopisë nuk është i vetmi por pason atë të Sekretarit të Koço Kokëdhimës, Agron Cane në Sarandë, të shefit të policisë së Velipojës, Ernest Paluku dhe të Luiza Tabakut në Lushnjë, ç’ka tregon se çfarë kriteresh ka kjo mazhorancë për të ofruar vende pune. 

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)