Video-skandali seksual, Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet për Safet Gjicin dhe Alma K

Video-skandali seksual, Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet për Safet Gjicin dhe Alma K

Safet Gjicin dhe Alma K

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Safet Gjicin dhe Alma K.

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Safet Gjicin, i cili u arrestua nën akuzë për korrupsion pasiv dhe Alma K., e cila u la në arrest shtëpiak për akuzën korrupsion aktiv.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se sot i është komunikuar akuza zyrtar Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku i Kuësit dhe Alma K, e cila shfaqej në video-skandalin seksual. 

Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë, nën akuzë për korrupsion pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar para gjykatës se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale. 

Lajmi në përditësim...

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë