VIDEOT/ Manipulimi i FSHF-së me zgjedhjet në Gjirokastër, një panormë se çfarë deklaronin si “engjëj” dje dhe çfarë falsifikimesh kryen sot

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të shkelë çdo rregullore dhe ligj, duke manipuluar në mënyra monstruoze zgjedhjet në Shoqatat Rajonale.

Të gjitha proçeset e manipuluara që FSHF-ja ka bërë në sy të të gjithë si në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan, Fier dhe së fundmi në Gjirokastër, janë paditur të gjitha në Prokurori, ku organit të akuzës i janë vendosur në dispozicion fakte kokë forta për falsifikime firmash dhe shperdorime detyre.

Rasti më flagrat është edhe ai i sotmi në zgjedhjet Rajonale të Gjirokastrës, ku edhe pse tetë klubet antare të Shoqatës Rajonale kishin firmosur një dokument ku e shpallnin të pavfelshëm votimin, FSHF-ja bëri sot në një Hotel zgjedhjet fars duke zgjedhur në mënyrë jo legjitime delegatët që do të kenë të drejt vote në Asamblenë e 2 Marsit.

Ne po sjellim një panoramë se çfarë ka ndodhur dje dhe sot në zgjedhjet e Gjirokastrës, ku njerëzit e Armando Dukës në fillmin flisnin si “engjëj” dhe sot bën një skandal tw madh me manipulime.

Antari i Komitetit Ekzekutiv Arben Dervishaj deklaroi dje pas dështimit të votimit në stadiumin e Gjirokastrës pas bojkotit të të gjithë klubeve antare se ata nuk e kishin në plan për të bërë zgjedhje, madje u hoq si “zemër mirë” se primare kishin buxhetin dhe “ndihmën” që FSHF-ja do jepte për fëmijët të cilët nuk do pagunin më trajnerët, pasi për këta të fundit do i pagunte institucioni i futbollit shqiptar.

Më pas Arben Dervishaj theksoi nuk është FSHF-ja ajo që e organizon mbledhjen, por është vetë Shoqata dhe ata do te ishin aty ne rolin e vezhguesit. Pra, një kontradiktë e pastër dhe qesharake, pasi nëse do respektonin rregullin mbedhja nuk do duhej të bëhej as sot, as dje, sepse shumica e klubeve antare kërkojnë transparencë nga ana e FSHF-së.

Për të vijuar më tej me farsën, një ditë më pas u sajua një delegat i vetshpallur si Neritan Novi, ish kryetari i PD në Gjirokastër. Edhe Xhevit Kacorri shefi i klubit të Memaliajt ka firmosur dy ditë më parë që nuk e njihte mbledhjen e Asamblesë si dhe Gjergji Kaleshi që prezontohet si përfaqesues i vetshpallur i Përmetit.

Për të drejtuar gjithë këtë manipulim, në krye te mbledhjes ishte antari i Komitetit Ekzekutiv Arben Dervishi dhe zv.presidenti i FSHF Edvin Libohova dhe kryetari i vetshpallur i shoqatës, të rrethuar nga shumë punonjës të FSHF dhe nga Altin Çomo që përfaqeson Luftëtarin e falimentuar prej 2 vitesh.

Pasi mbaroi Asambleja e shpikur nga FSHF doli në fund edhe dëshira e çmendur për të zgjedhur delegatët e tyre, duke shkelur cdo rregull për të falsifikuar zgjedhjet për president të FSHF-së.

Videot e njerëzve të Armando Dukës që kryen këtë proçes zgjedhor në Gjirokastër të manipuluar dhe që Prokuroria duhet t’i marrë nën hetim për falsifikime dhe shpërdorime të detyrës./ Tema

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lagja Brrakes: 31/01/2022 10:05

    Ne ju japim voten kurse ju na jepni rroten.

    Përgjigju
  • Lagjia DRITA: 30/01/2022 18:56

    Hani pini dhe kendoni sa te jet lala GJONI,po deshet ne fund edhe VOTONI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori

 Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori