Heronj mund të cilësohen kalimtarët në një provincë të Kinës ku pa asnjë mjet ndihmës dhe duarthatë shpëtuan një shofer që ishte ‘ngunjuar’ poshtë gurëve që u zbrazën nga një rimorko.

Drejtuesi i kamionit humbi drejtimin e mjetit duke u rrotulluar dhe derdhur gjithë ngarkesën e tij mbi një makinë tjetër.

Trafiku u bllokua dhe nga video e bërë virale mund të shohim se si të pranishmit ndihmojnë dhe i shpëtojnë jetën viktimës, që fatmirësisht u dërgua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.