Nga një fundjavë argëtuese ka rrezikur që të kthehet në një tragjedi për mijëra vizitorë në një park në qytetin gjerman të Rustit. Por fatmirësisht ka përfundur vetëm me 4 të lënduar, 2 zjarrëfikës dhe 2 vizitorë.
Flakët që kanë nisur në një magazinë kanë rrezikur rreth 25 mijë vizitorët që gjendeshin në park.
Tym i zi dhe flakë deri në 15 metra lartësi përfshinë parkun që ” ka më shumë se 100 atraksione dhe karuzele dhe përfshin gjithashtu 5 hotele luksoze dhe kampinge.
Qindra zjarrëfikës luftuan kundër flakëve të cilat janë bërë të mundur të shuhen vetëm pas pothuaj 24 orësh. Të gjithë vizitorët u evakuuan, por, sipas autoriteteve lokale dy zona të tëra argëtuese u dogjën.
‘Europa Park’është kompleksi i dytë argëtues më i vizituar në botë, pas Disneyland në Paris. Është gjithashtu parku tematik më i madh i Gjermanisë. I hapur në vitin 1975, shtrihet përgjatë 995 mijë metrave katrorë dhe ndahet në 18 zona tematike.