GJIROKASTËR- 3 biznese kanë rënë pre e grabitjes gjatë mbrëmjes së 23 janarit. Vjedhjet kanë ndodhur prej orës 02:30-04:30! Dy  prej  fabrikave ndodhen  përgjatë  aksit  nacional  Gjirokastër-Kakavijë konkretisht  ‘Aliko Ndërtim’  dhe ‘Firma  Q.N.B’. e cila  prodhon  e  tregton inerte. Pre e vjedhjes ka renë  edhe  fabrika  e  ‘Amita’  në  rrugën  e  Libohovës.

Report Tv mëson se persona të paidentifikuar kanë marrë shuma të konsiderueshme parash. 

Gazetari Piro Nase raporton se policia për këto 3 vjedhje nuk ka pasur një njoftim zyrtar, por burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar në Komisariat 2 persona të moshës 30-35 vjeçar të komunitetit rom, të cilët dyshohet se janë autor të këtyre vjedhjeve, teksa mësohet se të ndaluarit janë me precedent të mëparshëm penal.