Vidhen kodet për të manipuluar sistemin, gjenerohet 'Green Pass' fals! Autoritetet e BE nisin urgjent hetimin

Vidhen kodet për të manipuluar sistemin, gjenerohet 'Green Pass' fals! Autoritetet e BE nisin urgjent hetimin

'Green Pass' në celular

Disa kode që lejojnë gjenerimin e "European Green pass" janë vjedhur dhe bashkë me to edhe programet për të krijuar certifikata false. Kodet janë publikuar dhe shpërndqarë online. Agjencia e lajmeve Ansa raporton se ka mësuar nga burime të kualifikuara italiane se tashmë është vendosur që të anulohen të gjitha kalimet e gjeneruara me ato kode.

Për më tepër, një seri takimesh në nivel evropian midis të gjithë aktorëve teknikë të përfshirë do të caktohet për një analizë të thellë të situatës. Për momentin nuk dihet numri i kodeve të vjedhura apo nëse problemi ka të bëjë edhe me Italinë, edhe nëse hetimet janë në vazhdim.

Vjedhja e kodeve që lejojnë gjenerimin e kalimeve të gjelbra nuk ka ndodhur në Itali. Sulmi ka shënjestruar një vend të Bashkimit Europian. Për momentin, megjithatë, kodet e vjedhura janë anuluar dhe për rrjedhojë, të gjitha lejet e gjelbra të gjeneruara me ato kode janë anuluar.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë