Vidhen 27 ikona antike
nga kisha e Shën Thanasit

Vidhen 27 ikona antike<br />nga kisha e Shën Thanasit
GJIROKASTER - Një numër prej 27 ikonash të Ikonostasit janë vjedhur në kishën e Shën Thanasit në fshatin Bularat të Gjirokastrës gjatë natës së kaluar, ndërkohë që policia e këtij qyteti bën të ditur se ka rënë në gjurmët e hajdutëve. Kjo është grabitja e pestë në këtë kishë të 400-s.

Kisha - sipas burimeve të policisë - është vjedhur gjatë natës, pasi ishin prerë dritat dhe më pas nëpërmjet dritares është hyrë në brendësi të kishës.

Sipas agjencia Albeu, nga hetimet e kryera nga Specialistët e Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, bëhet e ditur se autor i dyëshuar i grabitjes eshtë Niko Cokaj nga Skrapari. Para një muaji është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga ana e Prokurorisë së Gjirokastës, pasi ka dhunuar dhe prishur varret e “Rilindasëve”, si dhe para një muaji është kapur nga banorët e fshatit Bularat brenda varrezave ku përpiqej të vidhte pjesë bronxi dhe bakri të varreve. Kisha e Shën Tahanasit është vjedhur disa herë gjatë tre viteve të fundit.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS