Sipas mediave gjermane zyrtarët janë duke hetuar një sulm kibernetik i cili ka ndodhur në kompjuterat e qeverisë dhe ka depërtuar në rrjetet kompjuterike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Jashtme të Gjermanisë dhe se kanë vjedhur të dhëna, Zyrtarët mohuan ta komentojnë këtë sipas raportimeve të mediave një grup rus akuzohet për pirateri.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë tha se agjencitë e sulmuara kanë marrë masa për të hetuar rastin dhe për t’i mbrojtur të dhënat. “Sulmi është izoluar dhe është sjellë nën kontroll brenda administratës federale”, tha zëdhënësi duke mos dhënë më shumë detaje.
Agjencia e lajmeve DPA citoi burimet e saj të sigurisë të kenë thënë se sulmi piraterik është kryer nga grupi APT28, i njohur po ashtu si “Fancy Bear”.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com