Vidhet  "Audi 6" i ministrit
të Kulturës, Aldo Bumçi

Vidhet  të Kulturës, Aldo Bumçi">
Një hajdut ka vjedhur makinën e ministrit të arsimit Aldo Bumçit, gjatë kohës që ky i fundit e la me bllokazh për të blerë një paketë cigare. Ministri Bumçi ka shkuar dje në mesditë dhe ka bërë një kallëzim penal në komisariatin e policisë nr. 3 për humbjen e makinës së tij. Bumçi tha se kishte një mjet "Audi 6", madje ndaloi për disa sekonda për të hyrë në dyqan duke e lënë mjetin me bllokazh.

Ministri bëri të ditur se kishte harruar dhe çelësat, gjë e cila favorizoi hajdutin për ta marrë më lehtë automjetin. E gjithë skena është zhvilluar vetëm për 30 sekonda, pasi hajduti profesionit sapo pa që drejtuesi zbriti, gjeti momentin për të hipur duke u larguar menjëherë në drejtim të paditur.

Në momentin që Aldo Bumçi del nda dyqani vuri re se nuk ishte më makina e tij, por kishte tashmë një tjetër drejues që përpiqej të ecte shpejt dhe t'i fshihej policisë. Pas disa telefonatave të shumta që bëri ministri pa se e vtemja zgjidhje ishte t'i drejtohej organeve të policisë.

Ai dha të gjitha të dhënat duke treguar kështu dhe ngjarjen se si hajdutët kishin arritur t'i merrnin automjetin. Pasi morën deklarimin forca të shumta të policsë janë vënë në lëvizje për të gjetur autorët. Aktualisht po punohet me zbardhjen e kamerave në rrugën që ndodhi vjedhja. Pas zbardhjes së pamjeve do të shihen dhe autorët që kanë kryer këtë vepër penale. Policia tha se është rasti i gjashtë që përsëritet brenda një jave, pasi hajdutët e makinave praktikojnë vjedhjet e atyre mjeteve që ndalojnë për pak sekonda, dhe lënë makinën në anë të rrugës me bllokazh të ndezur.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sharon Stone: Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump

Sharon Stone: Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump