Një biznes në pronësi të Presidentit të FSHF-së, Armand Dukës në Durrës ka rënë pre e vjedhjes, ku persona ende të paidentifikuar kanë marrë 100 mijë lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur më 14 prill, por u bë e ditur për mediat sot. Autorët kanë thyer xhamin e biznesit dhe më pas kanë marrë paratë që ndodheshin në zyrë.

Rezulton se ngjarja është raportua nga policia më 14 prill, por pa specifikuar subjektin e vjedhur. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin edhe kapjen e autorëve të ngjarjes.