Një dyqan i bulmetit është vjedhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spitalit.

Sipas informacioneve paraprake persona të pa identifikuar kanë hyrë në brendësi të objektit dhe kanë vjedhur një sasi prej 2 milionë lekësh, së bashku me DVR e biznesit (videoregjistrues dixhital).

Burime bëjnë me dije se kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh për të njëjtin biznes.

Policia e Pogradecit ka sekuestruar kamerat e bizneseve ngjitur, teksa vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë në të njëjtën zonë dy muaj më parë u vodh edhe një argjendari. Për këtë rast blutë arrestuan dy persona.