Një pikë këmbimi valutor në Krujë, është grabitur të premten në lagjen numër 1, në Krujë. Mësohet se subjekti i grabitur ka qenë në pronësi të 41-vjeçarit, A.Q., banues në Tiranë. Një person i maskuar, i cili mbante në dorë një send që ngjasonte me pistoletë, pasi ka goditur me duar dhe ka larguar nga dyqani punonjësin e agjencisë, 23-vjeçarin M.B., banues në Krujë, ka vjedhur shumën prej 500 mijë lekë të reja, ka bërë me dije policia. I riu ka pësuar dëmtime të lehta ndërsa pas grabitjes, ka bërë denoncimin në polici. Policia po punon për identifikimkin e autorit të ngjarjes.