SHKODËR- Një banesë është vjedhur në fshatin Kosmac të Vaut të Dejës. Ngjarja është regjistruar 10 ditë më parë, ku dy persona janë futur në një banesë dhe kanë vjedhur 1 mijë paund.
Në banesë jetonin dy të moshuar, njeri prej tyre i paralizuar. Autorët kanë vjedhur paratë dhe janë larguar. Policia nuk ka njoftuar për vjedhjen, ndërsa sipas tyre nuk bëjnë deklarata për shtyp për vjedhje banesash. Lajmi u bë me dije për mediat, përmes banorëve të zonës.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ata që vjedhin pleqë mus u gdhifshin o zot!
Përgjigju