BERAT-Në orët e para të ditës së sotme është vjedhur një ndërmarrje fasoneri nga persona ende të paidentifikuar. Fasoneria 'Center group' ndodhet tek ish-Kombinati, ndërsa prodhon çanta dhe letra plastike.
Autorët sipas policisë, kanë hyrë në ambientet e brendshme të godinës dhe kanë marrë një sasi lekësh, e cila ende nuk dihet me saktësi sa ka qenë. Report Tv siguron pamjet e fasonerisë që u vodh në Berat.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.