Arka e dhurimeve në xhaminë e Burrelit është vjedhur mesditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar. Nuk dihet sasia e parave që është marrë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.