Grabitet 'Exchange'-i pranë Urës së Institutit në Tiranë, hajdutët e maskuar thyejnë murin e marrin rreth 300 mijë lekë

Një pikë e këmbimit valutor në zonën e Institutit në Tiranë ka rënë pre e vjedhjes në orët e para të mëngjesit të datës 1 shkurt. Autorët, të cilat kanë qenë 3, për të depërtuar brenda biznesit vetëm pak metra larg Urës së Institutit, i cili më shumë funksiononte si një pikë pagesash të faturave të ndryshme, kanë mundur të çajnë murin e anësor nga një biznes që është ngjitur me të.

Burime pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë bëjnë me dije se muri është çarë rreth 40 cm, dhe pasi kanë mundur të hyjnë brenda kanë marrë një sasi prej rreth 300 mijë lekë dhe më pas janë larguar. 3 autorët akoma nuk janë identifikuar nga policia për shkak se në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqen të maskuar dhe të kamufluar mirë.

Nga vëzhgimi që hetuesit kanë bërë, autorët vijnë në këmbë, çajnë murin, marrin paratë dhe më pas po në këmbë largohen nëpër rrugica. Biznesi ishte i pajisur me sistem alarmi, por në momentin që autorët kanë hyrë brenda nuk ka rënë dhe si pasojë autorët kanë punuar të qetë, çfarë ka bërë që ngjarja të mësohet me vonesë dhe hajdutët të largohen pa gjurmë.

Hetuesit po punojnë për lokalizimin e tyre përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë në rreze më të gjerë, por deri më tani pa rezultat.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump