Vidhet targa diplomatike e ambasadës polake, policia dyshon se mund të përdoret për ngjarje kriminale! Autori i paidentifikuar (FOTO)

Një targë CD e vjedhur disa ditë më parë në rrugën "Skënderbeg", njohur si Rruga e Ambasadave në Tiranë ka ngritur në këmbë Policinë e Tiranës. Një person, ende i paidentifikuar, mësohet se ka marrë targën diplomatike të ambasadës polake dhe është larguar. Policia, përmes pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë ka mundur të fiksojë autorin e dyshuar të vjedhjes, por deri tani ka qenë i vështirë identifikimi.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar një foto nga kamerat e sigurisë të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Policia e Tiranës është ngritur në këmbë për të zbuluar se kush është burri që ka arritur të vjedhë targën e makinës së ambasadës, dhe mbi të gjitha, cili mund të jetë qëllimi i tij.

Dyshimet e bluve të Tiranës janë se targa e vjedhur CD mund të përdoret për ndonjë ngjarje kriminale, siç vazhdimisht ka ndodhur në shumë raste, ku për atentate, autorët përdorin automjete me targa të vjedhura.  

1687510956_cd.jpg

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/06/2023 02:10

    Ironia ne kete histori nuk se eshte vjedhur nje targe,po te fakti qe eshte vjedhur targe makine ambasade! Nuk rruhen me polic ambasadat?! Shteti duhet t'i marre me seriozitet keto raste,sot u vodhen targen,por neser ndonje kokekrisur mund t'ju vere bomben! Pergjegjesine per ruajtjen e trupit diplomatik e ka Shqiperia, kurse brenda perimetrit te ambasades, roje vene nga shtetet e tyre,por jashte, eshte ceshtje e jona.

    Përgjigju
  • Agron: 23/06/2023 12:13

    E paska koken sa muhamet rrumbullaku ???

    Përgjigju
  • ANPR: 23/06/2023 11:23

    Derisa policia te heqe policet barkderra e te vendose kamera ANPR(qe lexojne automatikisht targat) keto ngjarje vetem do shtohen. Bota ka ecur perpara edhe targat skanohen regullisht edhe nese targa eshte e sinjalizuar ne sistem tevjen patrulla me sekonda

    Përgjigju
    • Lala: 23/06/2023 13:02

      Ate po thot edhe parafolsi.targ e vjedhur e sinjalizon sistemi .clidhje ka privatesia ketu a thua po I by ne shpi

    • Andi: 23/06/2023 12:13

      Po e drejta e privatësisë mer kaqol. ANPR/LPR përdoren gjithmonë në Shqipëri, por nëse kryhet një shkelje. Nuk mund të skanoje çdo gjë se shkelet kushtetuta. Ato makinat inteligjente ta nxjerrin targën vetëm nëse kalon shpejtësinë, pra kryen një shkelje.

  • suniti: 23/06/2023 11:12

    si bojken lako me duket ky mua

    Përgjigju
    • Agjenti: 23/06/2023 14:09

      Hahahhahahahaha fiks

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur