Dy të rinjtë Daniel Subashi dhe Albi Xhixha janë arrestuar pasi akuzohen për disa vjedhje. Daniel Subashi, 28 vjeç dhe Albi Xhixha, 20 vjeç, banues në fshatin Marikaj, janë kapur në flagrancë në lagjen Sakosë në Vorë ku po tentonin të vidhnin disa profile hekuri, për tabela reklamuese.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 31.03.2022, kanë vjedhur kabllo elektrike në ambientet e një impianti për prodhimin e paneleve diellore.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.