Katër persona janë vendosur në pranga nga Policia e Shijakut pasi vidhnin automjete, mjete lundruese, banesa e tabakino, kryesisht në Durrës e Tiranë.
Të arrestuarit janë identifikuar si Donald Subashi, Denis Marku, Elvis Muça dhe Artur Lama. Ndërkohë në kërkim është një 49-vjeçar, banues në Tiranë.
“Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:
Donald Subashi, 26 vjeç, banues në Marikaj;
Denis Marku, 18 vjeç, banues në Shkodër;
Elvis Muça, 38 vjeç, banues në Mamurras;
Artur Lama, 48 vjeç, banues në Mamurras.
Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit E.Z., 49 vjeç, banues në Tiranë”, informoi sot policia.
Në njoftimin e bluve bëhet me dije se në bazë të hetimeve të kryera u zbardhën vjedhja e një skafi, një tabakinoje dhe dy automjeteve.
“Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjeve si më poshtë:
Vjedhja e mjetit lundrues skaf e shtetasit S. K., në Sukth;
Vjedhja në tabakinon e shtetasit R. V., në fshatin Bilalas;
Vjedhja e dy automjeteve e konkretisht furgon dhe kamionçinë, të vjedhura në Mullet Tiranë më datë 13.02.2025”, thuhet më tej në njoftim.
Blutë sekuestruan një skaf, një automjet kamionçinë rrobat e përdorura nga personat e dyshuar në vjedhjen e tabakinos së shtetasit R. V., dhe katër aparate celularë.
Operacioni u kodua “Theft network”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
12.2%
-
Jo
80.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 788
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksidentoi për vdekje këmbësorin 45-vjeçar në autostradën Thumanë-Laç, arrestohet shoferi
15 Mars, 17:09
-
Tiranë/ Dy punëtorë aksidentohen në ndërtim dhe fasoneri, Policia merr nën hetim nënkontraktorin dhe përgjegjësen
15 Mars, 16:51
-
92-vjeçari që sfidon vitet, u specializua në Bashkimin Sovjetik e mësoi shqiptarët si të prodhonin veshje, sot i vetmuar: E kaloj mërzinë me macen, është si njeri
15 Mars, 15:49
-
VIDEO/ Gjesti i veçantë i Sylvinhos, ndal konferencën dhe përqafon zyrtarin e FSHF-së! Duartrokitet nga gazetarët
15 Mars, 15:35
-
Ktheu banesën në 'bazë' droge, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
15 Mars, 10:49
-
Basha prezanton kandidatin në zonën e Saukut: Shëndetësia prioritet absolut, thjeshtëzim i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës
14 Mars, 21:47
-
Reagojnë avokatët e Veliajt: Rrjedhja e bisedave private familjare në të njëjtin portal mediatik është e qëllimshme, të hetohet menjëherë! Po shkelet sekreti hetimor
14 Mars, 16:25
-
Tiranë/ Vodhën banesën e marrë me qera nga 3 turke, arrestohen 4 persona
14 Mars, 15:39
-
Mijëra qytetarë festojnë Ditën e Verës në Tiranë! ‘Risi’ balonat gjigande, ekspozohen makinat retro! Urojnë qytetarët (VIDEO)
14 Mars, 15:16
-
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte Torinon, bastiste vilat luksoze në seri! Dy të arrestuar, një i tretë ishte kapur më parë
14 Mars, 14:31
-
Pasi s’iu bashkuan thirrjes për bojkot të mësimit, Berisha vijon me qëndrimet qesharake: Fëmijët të protestojnë për mbylljen e TikTok (ditën e masakrës së Gërdecit)
14 Mars, 14:20
-
FOTOT/ Balona gjigande e stenda me ballokume, ja si u festua Dita e Verës në Tiranë
14 Mars, 13:12