TIRANË- Agron Goxhaj është vënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa Gëzim Kau është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhjen në afro 14 banesa në Tiranë. Ata vidhnin sende me vlerë e shuma parash duke përdorur çelësa të klonuar. Nga operacioni i policisë së Tiranës janë sekuestruar çelësa, një banojetë, një përforcues grushti, veshje dhe dy automjete.
Të dy janë dënuar më herët për vrasje, Agron Goxhaj ka qenë vrasësi i Aurel Zenkës në lagjen Ali Deni në Tiranë prill të vitit 2014. Ndërsa Gëzim Kau është dënuar për vrasje në shtetin gjerman.
Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjetet e autorëve të cilët i përdornin gjatë kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
E keni marre info.gabim,keta nuk kane vrare dy njerez,por padashje kane shtypur dy mushkonja,se nuk ka si te shpjegohet ndryshe fakti qe keta livadhisin sot ne liri me denime kaq qesharake e bile guxojne dhe vjedhin!!
Përgjigju