Një person është arrestuar sot në Tiranë si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët akuzohen i autorë të disa vjedhjeve në Kamëz. Është arrestuar 26-vjeçari me inicialet K. B., i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja", banues në Valias si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Valias dhe E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë.
Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të vona të natës, kryenin vjedhje biznesesh në zonën e Kamzëz.
Ata dyshohen autorë të 4 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:
* Më datë 10.01.2022, në Laknas, Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur dy televizorë, një shumë parash dhe sasi pijesh alkoolike, në lokalin në pronësi të shtetasit I. Ç.;
Më datë 01.02.2022, në rrugën "Berisha" në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në marketin me menaxhere shtetasen B. G., 32 vjeçe;
Më datë 03.02.2022, në rrugën "Demokracia" në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit B. K.;
Më datë 04.02.2022, në lagjen nr. 5, në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në laboratorin mjekësor me menaxher shtetasin G. D., 36 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, veshje që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dhe sende të tjera të vjedhura.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente










