Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi u kapën në flagrancë teksa tentonin të vidhnin një fabrikë në Shijak, të arrestuarit dyshohen për disa vjedhje të kryera dy muajt e fundit.
Të arrestuarit të dyshuar për disa vjedhjeve në fabrika të ndryshme në zonën e Shijakut, u kapen në flagrancë nga uniformat blu gjatë tentativës për të vjedhur në një objektin e ish-radiostacionit e Shijakut.
Për pasojë në prangat e policisë Durrës kanë rënë E. B., 23 vjeç dhe I. Sh., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se dy personat, së bashku me J. R., të arrestuar nga Policia e Tiranës, më 12.04.2023, kanë bashkëpunuar për kryerjen e 3 vjedhjeve të tjera, gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, në fabrika të ndryshme në qarkun e Durrësit
Teksa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.