Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Durrës, të akuzuar si autorë të disa vjedhjeve në qytetin bregdetar. Bëhet me dije se është arrestuar Hamid Hoxha janë shpallur në kërkim Edmond Neza dhe Kreshnin Shira.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete dhe vlera monetare në banesa.
Ata rezultojnë autorë të 11 vjedhje të automjeteve dhe banesave të ndryshme, të ndodhura gjatë viteve 2020-2021, në qarkun e Durrësit.
Më datë 06.08.2021, në Rrashbull, ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip "Toyota", i cili rezultoi i vjedhur më datë 03.08.2021. Edmond Neza dhe Kreshnin Shira kanë mundur të largohen gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.
Gjatë vitit 2021, dyshohet se ata kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. B., në Rrashbull, Durrë, ku kanë marrë 50.000 lekë dhe çelësat e automjetit në pronësi të tij. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur 3 automjetet tip "Benz", në pronësi të shtetasve M. R., F. Ç., D. B. dhe automjetin tip "Toyota", në pronësi të shtetases L. S.
Gjatë vitit 2020, ata se janë autorë të 2 vjedhjeve në banesat e shtetasve E. R. dhe I. Z., ku kanë marrë vlera monetare dhe çelësat e automjeteve përkatëse. Gjithashtu kanë vjedhur automjetet e markave të ndryshme, në pronësi të shtetasve F. H., N. T., R. D. dhe I. Z.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.6%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 951
Lajme të tjera
-
Peshëngritje/ Botërori i të rinjve në Durrës, Enkileda Carja i dhuron 2 medalje Shqipërisë
29 Mars, 09:53
-
Aksident në aksin 'Tiranë-Durrës', makina del nga rruga, drejtuesi i mjetit përfundon në spital
28 Mars, 20:31
-
Tre artistë të skenave ndërkombëtare nderohen me çmime! Olen Cesari premton koncert të madh në sheshin e Durrësit
28 Mars, 16:19
-
VIDEO/ Zbulohen 2 'shtëpi bari' në Krujë, në pranga 2 vëllezër! Sekuestrohen 268 bimë kanabis
28 Mars, 11:50
-
Arrestohet efektivi i Portit të Durrësit, merrte ryshfet për të kaluar qytetarët e shpallur në kërkim
28 Mars, 10:17
-
Ylli Pata: Toka e djegur që PD ka lënë në Shkodër, Durrës dhe Elbasan!
27 Mars, 19:59
-
Ndoqi të miturën nga pas në rrugën bosh, i mori çantën dhe u largua me vrap! Arrestohet 24-vjeçari në Berat
27 Mars, 14:35
-
Përplasje në degën e Rithemelimit në Krujë, sherr mes kryetarit dhe kandidatit për kryebashkiak! Jep dorëheqjen drejtuesi
26 Mars, 20:24
-
Lëvizte pa patentë, me maskë të zezë dhe shkop si të policisë, arrestohet i ru në Tiranë! Në pranga edhe një tjetër, i dyshuar i droguar dhe me kanabis në makinë
26 Mars, 10:48
-
Aksident në Kurbin, makina kthehet përmbys, ndërron jetë shoferi! Në Durrës përplasen dy mjete, tre të plagosur
26 Mars, 09:41
-
Vidhet gjatë natës kasaforta e një servis makinash në Përrenjas
25 Mars, 12:03
-
Në kërkim për plagosjen e të dashurës, policia kontroll në banesën e Fatbardh Dervishit në Durrës! I gjenden armë, në pranga babai i tij
25 Mars, 11:33