Vidhnin materiale ndërtimi në kompaninë ku punonin, tre të arrestuar në Durrës, mes tyre magazinieri dhe bashkëpunëtori i tij

Vidhnin materiale ndërtimi në kompaninë ku punonin, tre të arrestuar në Durrës, mes tyre magazinieri dhe bashkëpunëtori i tij

Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit si autorë të disa vjedhjeve të bëra. Në pranga kanë rënë O.A, 32 vjeç R.K, 62 vjeç dhe A.I 21 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, O.A dhe R.K  janë arrestuar pas kallëzimit të bërë nga përfaaësuesi i një kompanie për vjedhjen e materialeve të ndërtimit. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi O. A. ka shpërdoruar detyrën si magazinier i kompanisë për prodhimin e materialeve të ndërtimit dhe në bashkëpunim më shtetasin R. K., pronar i një subjekti tregtar që furnizohej me materiale ndërtimi nga kjo kompani, kanë vjedhur disa herë, gjatë muajit nëntor, materiale të ndryshme ndërtimi, nga kompania. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 54 thasë me materiale ndërtimi që dyshohet se janë vjedhur nga këta shtetas.

Ndërsa 21 vjeçari, A.I është arrestuar në flagrancë ditën e djeshme pasi u kap duke vjedhur materiale të ndryshme, në një lokal. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar edhe i 2 vjedhjeve të tjera në lagjen nr 1 dhe 3 të Durrësit ku ka vjedhur materiale ndërtimi dhe materiale të ndryshme ndërtimi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja