Vidhnin në dyqane, kapet hajduti në
Tiranë,në kërkim bashkëpunëtori

Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi në bashkëpunim me një tjetër person kryenin vjedhje në dyqane në kryeqytet.

Policia bën të ditur se, në pranga ka rënë Blerim Meshi i  dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje" ndërkohë që punohet për kapjen e shtetasit A. G, pasi kanë vjedhur në dyqanin e një 55-vjeçare, ku kanë marrë disa artikuj ushqimor. 


Gjithashtu u është dokumentuar një sërë vjedhjesh të tjera të kryera nga dy personat si: ajo e datës 02.04.2016, ku kanë vjedhur Kasetofonin e automjetit tip "Opel", në pronësi të S. H.. 28 vjeç dhe ajo e datës 08.04.2016, ku kanë vjedhur Kasetofonat e mjeteve tip "BMË" dhe "Volksëagen", në pronësi të A. M., 56 vjeç.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.