Durrës- Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë për vjedhje. Autorët, 26 dhe 29 vjeç të cilët vidhnin lokale në në zonën e plazhit përfshirë shuma parash dhe sende të tjera, u kapën në flagrancë duke vjedhur në biznesin e shtetatasit me inicialet B. M.
Ata dyshohet se kanë vjedhur edhe në një lokal bar-piceri, në pronësi të shtetasit A. G., në lagjen 13, Durrës, një shumë prej 3 milionë lekësh (të vjetra) dhe një aparat telefonik.
Në rrugën “Bajram Curri”, ata kanë marrë disa pije alkoolike dhe një biçikletë.
Sendet dhe paratë e vjedhura u sekuestruan si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit:
E. H., 29 vjeç, dhe M. I., 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës.
Këta shtetas u kapën në flagrancë, në kohën që po vidhnin në lokalin e shtetasit B. M., ku kishin marrë sende të ndryshme, një shumë parash dhe një biçikletë. Në rrugën “Bajram Curri”, ku kanë marrë disa pije alkoolike dhe një biçikletë.
Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në një lokal bar-piceri, në pronësi të shtetasit A. G., në lagjen 13, Durrës, një shumë prej 3 milionë lekësh dhe një aparat telefonik.
Shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pjesë të shumës së lekëve të vjedhura, një aparat celular. Nga ana jonë është bërë sekuestrimi i biçikletës dhe i një sasie lekësh të vjedhura.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale "Vjedhja në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Komente









