DURRËS- Një 38-vjeτar është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje të sendeve me vlerë.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku autorët vidhnin sende me vlerë, unaza, ora etj. Si rezultat, u arrestuan Petrit Cërriku dhe u shpall në kërkim Miklovan Hasani.
Vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Komento