Ndërmarja e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë ka çuar për ndjekje penale disa persona të cilët vidhnin ujin e pijshëm për qëllime përfitimi.

Sipas UKT-së konstatimi i rasteve është bërë nga grupi task forcë në bashkëpunim me Forcat e Policisë së Shtetit.

Konkretisht, për ndjekje penale janë çuar: Ndrek Pjeter Ismailaj me subjektin bar kafe Oxhaku, Muharrem Plloci me subjekt Super Market, Llotaria Kombetare shpk tek Kompleksi Grand, Nevruz Isufiu me subjekt Market.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)