VIDEO/ Vidhte automjete dhe motorë, në pranga 38-vjeçari në Tiranë! Momenti kur hajdutët marrin makinën me karrotrec në mes të ditës

TIRANË- Eduard Bardho, 38-vjeçari me origjinë nga Mamurrasi është vënë në prangat e policisë së Tiranës për vjedhje të automjeteve. Siç shihet edhe nga pamjet e policisë, Bardho në bashkëpunim me një tjetër, tërheqin makinat dhe i marrin në karrotrec pa u shqetësuar.

Në fakt, këtë stil Bardho e kishte ushtruar prej kohësh. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se autori është me precedent penal për vjedhje dhe këtë manovër e kishte bërë shumë shpesh.

Pasi kryente vjedhjet, ai i dërgonte të Fusha e Aviacionit për ti ruajtur në garazh që më pas t’i shiste. Përveç makinës dhe motorit është edhe një rast tjetër i provuar nga këta të fundit, mirëpo dyshimet janë edhe për disa raste të tjera për të cilat po bëhen verifikime.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur