Policia e Shkodrës ka kapur sot 43 vjeçarin Kastriot Çakorja i cili dyshohet se ka vjedhur disa biçikleta të disa qytetarëve në këtë qytet.
Sipas policisë, 43 vjeçari është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë së rendit publik, pranë derës së Gjimnazit ”Jordan Misja” ku ka vjedhur biçikletën e një 53 vjeçare.
Kastriot Çekorja ka qënë dënuar më parë për vjedhje biçikletash në vitin 2011 dhe 2015 dhe policia në cilësinë e proves materiale ka sekuestruar CD e kamerave respektive të të dy ambienteve ku kanë ndodhur vjedhjet e dy biçikletave që kapnin shumën prej 270.000 lekë, që kanë bërë të mundur dokumentimin e vjedhjeve të 43 vjeçarit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com