DURRËS- 21-vjeçari Arif Lita ka rënë në prangat e policisë pasi vidhte në disa subjekte në qytetin e Durrësit. I dyshuar si autori i 15 vjedhjeve, Lita ka qenë i dënuar vetëm një herë, konfirmon policia e Durrësit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se Arfi Lata nga muaji prill deri në muajin tetor të këtij viti, ka vjedhur shuma parash, steka me cigare dhe produkte të ndryshme ushqimore, në 15 subjekte të ndryshme private në qarkun e Durrësit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjete të ndryshme, që 21-vjeçari i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.
Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ai.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.