Vidhte duke mashtruar
Pranga hajdutit të makinave

Vidhte duke mashtruar<br />Pranga hajdutit të makinave
TIRANË – Policia e Tiranës ka prangosur një 24-vjeçar, i cili akuzohet se ka grabitur dy makina, duke mashtruar pronarët e tyre. Mondi Avdi Murati, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, është arrestuar paraditen e djeshme. Ai ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, sepse ndaj tij ka bërë kallëzim vajza me inicialet E. Bakiri dhe një administrator i një firme makinash në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së kryeqytetit, Bakiri ka denoncuar në polici faktin se Murati më date 18 nëntor, në rrugën “Him Kolli“, i ka marrë makinën. Ajo ka thënë në polici se i është premtuar nga Murati që do t’ja kthente prapë makinë “Hundai“ me targa TR 3097 S, por që nga ajo ditë nuk e ka kthyer më.
Policia njofton se, Murati ka mashtruar administratorin e firmës “Noshi Rent”. Adminstratori A.Haxhiu i ka dhënë 24-vjeçarit një makinë Cheverlet Kaptiv, me targa TR 4167 P, sërish me besimin se do të jepte paratë, ose do e kthente mjetin, ndërkohë që mashtrimi është përsëritur.



  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online