Policia e Librazhdit ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili akuzohet për kryerjen e disa vjedhjeve në qytetin e Librazhdit dhe të Përrenjasit.
26-vjeçari D.R, banues në Pogradec dyshohet se më 29 maj të këtij viti, ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera në lokalin në pronësi të V.L në qytetin e Përrenjasit.
Gjithashtu i riu akuzohet edhe për kryerjen e 4 vjedhjeve të tjera në periudhat mars-prill në një lokal, në një magazinë dhe në 2 banesa. Sipas policisë ai ka grabitur lekë, pije alkoolike dhe sende të tjera.
Gjihashtu ditën e sotme është arrestuar një 20-vjeçar V.M në Pogradec , pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi kanabisi me vete. Gjithashtu pas kontrollit në banesën e tij i janë gjetur një sasi prej 2 kg lënde narkotike.
Vidhte gjithçka gjente në lokale e banesa, arrestohet 26-vjeçari në Librazhd, në pranga edhe një i ri për drogë
Komento