Një 33-vjeçar i dyshuar për 5 vdeshje në qytetin e Peqinit dhe Belshit është vendosur në prangat e policisë. A. N, banues në fshatin Sanxhak të Laçit thuhet se vjedhjet i ka kryer gjatë dy muajve qershor-korrik. Më konkretisht:
Më datë 02.06.2020, në fshatin Shkozë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. D.
Më datë 02.06.2020, në fshatin Trojas, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit A. B.
Më datë 02.06.2020, në fshatin Çepë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. K.
Më datë 13.06.2020, në fshatin Bishqem, Peqin, dyshohet se ka vjedhur furgonin në pronësi të shtetasit A. B.
Më datë 01.07.202, në qytetin e Peqinit dyshohet se ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit D. Ç.
Ndërkohë në Gramsh është arrestuar një futbollist 29-vjeçar i ekipit të Adës, pasi ka fyer dhe goditur për shkak të detyrës arbitrin e ndeshjes. Një penallti e akorduar në favor të Gramshit ka bërë që V. P të godasë arbitrin B. L, 32-vjeç, banues në Tiranë. Ndeshja nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë për shkak se skuadrat e kanë mësuar fatin e sezonit, por kjo duket nuk është marrë parasysh nga futbollisti 29-vjeçar që banon në Velipojë të Shkodrës.
Komente










Dhe po ti kene keto vegla Pune,, mbase do heqin dore nga keto krime,,dhe mbase i sulen Bjeshkeve dhe i bejne Toka pjedhore..Se mungesa e Misrit per te Siguruar Buken,,rreshqasin ne Kriminalitet..
Përgjigju