Vidhte makina në Sarandë, arrestohet 24 vjeçari/Emri

Vidhte makina në Sarandë, arrestohet 24 vjeçari/Emri

Foto ilustruese

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6., Tiranë, kanë bërë të mundur arrestimin në mëngjesin e sotëm të Mihali Llazari, 24 vjeç, banues në Himarë.
Autori kapet në Tiranë pas informacioneve të siguruara nga Policia e Sarandës që ky shtetas fshihej në këtë qytet.
Ai akuzohet për vjedhjen e një automjeti me datë 19.03.2018 në fshatin Berdenesh, Sarandë ka vjedhur automjetin top “Benz”, të shtetasit me inicialet D.R.
I arrestuari rezulton me precedent penal në  fushën e narkotikëve. Automjeti i vjedhur prej tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi, shitja e narkotike”, të parashikuara nga neni 134 dhe 283 te Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë