Një 27-vjeçar është vënë në pranga të policisë në Tiranë, pasi vidhte nëpërmjet kanosjes qytetarët nëpër vende të ndryshme të kryeqytetit, me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga Forcat e Posaçme "Shqiponjat", mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një shtetaseje.
Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor edhe i dy ngjarjeve konkretisht :
I vjedhjes me dhunë nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E. I;
Dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M. H.
Materialet në ngarkim të shtetasit T. S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.