Ditën e sotme policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona, dy për veprën penale "Vjedhje" dhe një për veprën penale "Dhunë në familje".
Sipas informacioneve, është arrestuar 25-vjeçari me iniciale H. A., dhe u procedua penalisht vëllai i tij i mitur me iniciale A. A., 15 vjeç, pasi në rrugën "Fuat Toptani", në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në mjetin në pronësi të shtetasit N. S., disa sende personale të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Një tjetër person është arrestuar pasi kishte kryer disa vjedhje të njëpasnjëshme. Policia ka bërë ndalimin me iniciativë të 26 vjeçarit me iniciale E. H., pasi në rrugën “Artan Lenja”, në ambientet e një marketi ka vjedhur disa produkte ushqimore. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera në markete të ndryshme.
Ndërkohë, është bërë arrestimi në flagrancë i 52 vjeçarit me iniciale A. L., pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia ka arrestuar gjithashtu edhe 22 vjeçarin me iniciale B. Xh., i shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Shkatërrim prone".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Egnatia firmos me ish-mbrojtësin e Partizanit, e rikthen në Superligë nga Koreja e Jugut
22 Janar, 18:23
-
Tiranë/ Operacioni 'Catch', kapen dhe ndalohen 5 persona të shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, dhunë në familje dhe vjedhje
22 Janar, 10:56
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Tiranë/ Zjarr në katin e tetë të një pallati, policia evakuon banorët (VIDEO)
21 Janar, 17:08
-
Shkarkoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia merret i pandehur nga SPAK! Ja për çfarë akuzohet (VIDEO)
21 Janar, 15:55
-
Tiranë/ Zjarri i një dite më parë në katin e katërt të një ndërtese në 'Komunën e Parisit', Policia: Janë djegur zyrat e një banke të nivelit të dytë dhe një restorant
21 Janar, 14:54
-
Lëvizte me pistoletë në rrugë, arrestohet 44-vjeçari në Kamëz
21 Janar, 13:51
-
Tiranë/ TikTok-erja plagosi me thikë 22-vjeçaren, më përpara kanë qenë shoqe! Sherri nisi prej disa djemve që frekuentonin dy vajzat njëkohësisht
21 Janar, 11:01
-
Vorë/ Flakët përpijnë dyqanin 'Shop Marikaj', dyshimet e para (VIDEO)
21 Janar, 09:50
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Tiranë/ TikTok-erja plagos me thikë 22-vjeçaren, vihet në pranga! Nën hetim edhe motra e të dëmtuarës, sherri te kompleksi 'Delijorgji' (EMRAT)
20 Janar, 15:48
Vjedhin dhe shesin droge njerezit sepse nuk kane pune,,sistemi ekonomik vetem nderto pallate nuk puneson,por i jep fitime vetem 100 personave dhe largon 2 milion shqiptare ne emigracion..
Përgjigju