Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës si autor i 7 vjedhjeve të biçikletave dhe të shumave të parave në banesa të ndryshme të kryera në 3 javët e fundit.
Në pranga ka rënë Vilson Senija, i cili siç shihet edhe në pamjet e sigurisë vidhte monopatina dhe biçikleta që pronarët i linin në rrugë të ndryshme të Tiranës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë 3 javëve të fundit, ka kryer 7 vjedhje, në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:
- Më datë 18.05.2023, në rrugën "Qemal Stafa", ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;
- Më datë 26.05.2023, në rrugën "Don Bosko", ka vjedhur dy biçikleta në pronësi të një shtetasi;
- Më datë 29.05.2023, në rrugën "Nikolla Jorga", ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi, ndërsa në rrugën "Jordan Misja", ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;
- Më datë 31.05.2023, në rrugën "Kol Xhumari", ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;
- Më datë 01.06.2023, në rrugën "Fadil Rada", ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt privat;
- Më datë 02.06.2023, në rrugën "'Maliq Muço", ka tentuar të vjedhë në një banesë.
Tre biçikleta dhe një celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që vijojnë hetimet për vjedhjet e tjera që mund të ketë kryer 31 vjeçari.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.9%
-
Jo
16.7%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2579
Lajme të tjera
-
Konflikt mes disa personave në Tiranë, efektivi i ‘Shqiponjave’ qëllon me armën e shërbimit! AMP nis hetimet
3 Tetor, 22:23
-
Tiranë/ E bija kërkoi ndihmë në 'Pa Gjurmë', i moshuari gjendet i pajetë në Dajt pas katër ditësh i humbur
3 Tetor, 18:46
-
Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë, Enca nuk rikthehet në burg, do hetohet e lirë për vazot me kanabis që mbolli në vilë
3 Tetor, 16:30
-
Konfirmoi në detyrë prokurorin Enklid Gjini, Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK
3 Tetor, 16:06
-
Shitjet e apartamenteve shënojnë rekord, në 6 muaj u kryen 657,6 milionë euro transaksione! Janar-qershor 2023, rritja 80 mln €
3 Tetor, 15:58
-
FOTOLAJM/ Ambasadori i Suedisë në Tiranë, shkon në punë me autobus
3 Tetor, 15:50
-
Pengoi lëvizjen e mjeteve pasi parkoi gabim, gjobitet me 280 mijë lekë gjobë shoferi në Tiranë
3 Tetor, 14:25
-
Dhunoi dhe i zhvati një të moshuari një shumë parash, arrestohet 19-vjeçari në Gramsh (FOTO)
3 Tetor, 13:37
-
Basha në Laprakë: Mbështetje biznesit për të krijuar alternativen e re ekonomike për Shqipërinë
3 Tetor, 12:17
-
Ligjet/ Kanabisi futet në listën e barnave mjekësore! Opozita: Pse ‘Shëndetësia’ ka vakum ligjor për fenomenin e ‘Tullumbaces’? Pengoni policinë
3 Tetor, 11:23
-
Banorët e Zall Herrit protestë për asfaltimin e rrugës: Është skandal, kemi frikë të çojmë fëmijët në shkollë! Na u bë premtimi gjatë fushatës dhe s’u mbajt
3 Tetor, 10:21
-
19 ditë nga Maratona e Tiranës, ja si të regjistroheni për të garuar
3 Tetor, 10:04