Vidhte në banesa sende me vlerë e bizhuteri, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Vidhte në banesa sende me vlerë e bizhuteri, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Foto ilustruese

DURRËS- Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi akuzohet për vjedhje në disa banesa në qytetin e Durrësit. Policia e Durrësit ka zbuluar se 42-vjeçari është autor i disa 4 vjedhjeve në Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të vjedhjeve në banesa, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar 42 vjeçarin, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë muajit korrik 2023, ka vjedhur sende dhe bizhuteri me vlerë, në 4 banesa të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni