Policia e Kavajës ka arrestuar një 36-vjeçar pasi ishte në kërkim për shkak se vodhi në një banesë. Ky person ka qenë edhe më parë i dënuar nga policia e Cërrikut dhe Kavajës për vjedhje ku sipas informacione brenda muajit dhjetor ka vjedhur sende të ndryshme në katër banesa dhe gjatë muajit janar shtatë vjedhje të tjera.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 36-vjeçari ishte shpallur më kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga policia, ai kishte vjedhur vetëm gjatë javës së fundit të muajit janar sende të ndryshme në 6 banesa dhe në 1 subjekt tregtar, në Kavajë. Disa nga sendet e vjedhura janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Cërrik, rezultoi se, gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 4 banesa dhe subjekte tregtare, në Cërrik.
Arrestohet B. M., 36 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale "Vjedhja".
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3975
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia
25 Dhjetor, 16:30
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor, 09:44
-
Korçë/ Tentoi të vjedhë bankën, autori ende në kërkim! Policia: Mund të ketë qenë i dehur
22 Dhjetor, 12:34
-
I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë
22 Dhjetor, 11:59
-
Fier/ Mashtrim, përndjekje, vjedhje dhe aksident, 4 persona të arrestuar, një në kërkim dhe një tjetër nën hetim! (EMRAT)
20 Dhjetor, 13:45
-
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 50 plaçkitje në seri, drejtuesi në pranga! Mbi gjysmë milioni euro mall, i vidhnin shtëpitë për 15 minuta (EMRAT)
20 Dhjetor, 11:16
-
Shkodër, i vjedhin në rrugë çantën me 170 000 lekë dhe paketa me cigare, arrestohen hajdutët
20 Dhjetor, 11:13
-
Kukës/ Me drogë dhe armë të ftohta në makinë, arrestohen 2 të rinjtë!
20 Dhjetor, 11:02
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor, 14:48
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor, 12:18
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor, 15:44
-
Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni edhe nga njësia FAST Albania
18 Dhjetor, 15:14