TIRANË- Abdyl Peqini është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka vjedhur celular e portofola qytetarësh nëpër stacionet e autobusëve në kryeqytet.
41-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit ‘Stacioni’, dhe rezulton i dënuar më parë për vjedhje.
‘Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët dhe portofolat/kuletat, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.’- njofton policia.