SARANDË- Pushuesit në Sarandë kanë rënë pre e vjedhjeve në Sarandë nga Ben Sula, 45- vjeçari i dyshuar si autori i 19 vjedhjeve. Sula i vidhte turistët në Sarandë kryesisht në vendet të cilat ishin mjaft të populluara në hotele e plazhe. 45-vjeçari ishte i ndaluar më parë në Greqi dhe Itali ku edhe aty kryente të njëjtat veprimtari kriminale.

Gjatë vitit 2021 po prapë në sezonin veror të këtij viti ka kryer 19 vjedhje, në ambiente të ndryshme, në qytetin e Sarandës.   Gjatë arrestimit të tij janë sekuestruar nga policia, sende me vlerë, aparate celularë, bizhuteri dhe shifra deri në 500 mijë lekë, 11 mijë € dhe 1 mijë $.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga 45-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pamje nga operacioni i policisë