VIDEO/ Vidhte shuma parash në  farmacitë e Tiranës, arrestohet 37-vjeçari! Momenti kur ‘zhvat’ punonjësen dhe ikën me vrap

TIRANË- Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka vjedhur në dy farmaci në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e sjella nga policia e Tiranës, Egert Boçi është futur i qetë në farmaci, i veshur me rroba që i mbulonin në tërësi fytyrën dhe shkon pranë arkës dhe i zhvat paratë farmacistes, njëra prej tyre bën rezistencë, por autori ja del të ikë me vrap. 

Edhe në vjedhjen e dytë që autori ka kryer, ai sërish ka shkuar pranë arkës dhe ka vjedhur paratë, teksa edhe vjedhjet i kryente me doreza, pra duket se nuk është hera e parë që kryen vjedhje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Egert Boçi ka kryer disa vjedhje, gjatë muajve të fundit, në disa farmaci në Tiranë.

- Më datë 31.01.2023 dhe më datë 19.03.2023, ka vjedhur shuma të ndryshme parash, në një farmaci, në rrugën "Teodor Keko";

- Më datë 23.04.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një farmaci, në rrugën "Loni Ligori". 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur