SPAK ka kërkuar 15 vite burg për hakerin iranianin, Bijan Pooladrag, i cili akuzohet për përfshirje në aktivitet terrorist kundër kampit të muxhahedinëve në Manëz. Vendimi i GJKKO do të jepet pas 14 ditësh.
Pooladrag erdhi si anëtar i MEK, por hetimet zbuluan se ishte agjent i shërbimeve iraniane.
Ai ra në prangat e policisë në tetor të 2020, i akuzuar për spiunazh të muxhahedinëve, ndërsa ishte larguar pak kohë më parë nga kampi në Manzë. Iraniani përdorte një aplikacion për t'u lidhur me numrat e telefonave celularë të personave të tjerë, u merrte kodin e konfirmimit të aplikacionit e më pas e transferonte në kompjuterin apo celularin e tij.
Gjatë bisedave të kryera në 'Telegram' duke përdorur numrin telefonik të një të njohure të tij shqiptare, pa dijeninë e saj, Bijon thoshte se vinte nga Irani dhe kishte ardhur në Shqipëri pasi nuk mund të qëndronte në vendin e tij prej regjimit politik. Ai tregonte se merrte 300 euro në muaj nga një organizatë iraniane dhe jetonte në Tiranë.
“Kam ikur nga Irani, sepse atje ndihesha i rrezikuar për jetën. Jetoj me 300 euro në muaj, që marr si asistencë nga një organizatë iraniane”, ka dëshmuar ai.
Kallëzuesja i ka thënë hakerit iranian që ta ndihmonte për një vend pune por ai i është përgjigjur se nuk ka nevojë pasi punon me kompjuter.
“I thashë Bijan që ta ndihmoja për një vend pune po ai më tha se nuk ka nevojë pasi punon me kompjuter. Mirëpo unë si pashë asnjë kompjuter, pasi ai kishte një telefon dhe një tablet”, ka thënë kallëzuesja në dëshminë e saj.
Pooladrag akuzohet për veprat penale “Organizata Terroriste”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5426
Lajme të tjera
-
Absurdi/ 23-vjeçari rreh shefin e Europol Tirana, pse e parakaloi me makinë
22 Mars, 18:09
-
EKSKLUZIVE/ Lefter Alla dhe i afërmi i tij që mori tenderin u larguan me ‘Range Rover’ dhe u ngujuan në një tunel të ushtrisë! Dosja, si u vëzhguan nga SPAK
22 Mars, 17:32
-
Rama: Kredi të butë për shtëpi mjekëve specialistë çift! Do paguhen edhe orët shtesë! Qeveria program të posaçëm për të frenuar eksodin
22 Mars, 14:19
-
20 persona në pranga dhe 4 në kërkim për shpërndarjen e drogës në Tiranë, prokuroria: Përdorëm metoda speciale hetimi për të zbuluar dy grupet kriminale
22 Mars, 13:42
-
Detaje nga operacioni anti-drogë me 20 të arrestuar në Tiranë, dy grupet kriminale vepronin pa 'kokë'! Baza në Yzberisht dhe zona të tjera të kryeqytetit
22 Mars, 13:05
-
Merrte ryshfet për t’u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave
22 Mars, 12:48
-
VIDEO/ Iu bllokua ‘Lamborghini’ pasi qarkullonte me shpejtësi deri në 305 km/h, Aleks Vishaj i ndaluar edhe më parë nga policia për të njëjtën arsye
22 Mars, 12:31
-
VIDEO/ Shpërndanin kokainë dhe kanabis në gjithë Tiranën, publikohet harta e veprimit të 25 të dyshuarve
22 Mars, 11:03
-
Shisnin kokainë, heroinë dhe kanabis në shkollat dhe lokalet e Tiranës, shkatërrohen 2 grupe kriminale! 20 të arrestuar dhe 4 në kërkim (EMRAT)
22 Mars, 10:06
-
Dita botërore e Sindromës Down, sfidë punësimi i tyre, personat me aftësi të kufizuar duan parti! Refuzohen nga KQZ
21 Mars, 19:48
-
Presidenti i Republikës pret delegacionin me kryetarë të komunave arbëreshe
21 Mars, 17:35
-
Drejtonte autobusin e linjës së Laprakës në gjendje të dehur, arrestohet shoferi 57-vjeçar
21 Mars, 16:25