Vidhte vazo bronzi në varrezat në Durrës, arrestohet 58-vjeçari

Vidhte vazo bronzi në varrezat në Durrës, arrestohet 58-vjeçari

Vazot e bronzit të vjedhura

DURRËS- Një 58-vjeçar është arrestuar sepse vidhte dhe shkatërronte varrezat në qytetin e Durrësit. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bën me dije se 58-vjeçari me inicialetR.K.,  u merrte materialet e bronzit që familjarët e atyre që kanë ndërruar jetë kishin vendosur aty.

Krahas varrezave të Durrësit raportohet se ai ka vjedhur edhe në varrezat e Rrashbullit duke bërë të njëjtën gjë.

Pas arrestimit dhe kontrollit në shtëpi, policia i ka gjetur hajdutit një numër të madh vazosh bronzi.

"Durrës /Vijon operacioni policor "Bronzi".

Si rezultat i hetimeve zbardhen dhe tri vjedhje të tjera, në varezat e qytetit. Në vijim të operacionit policor të koduar “Bronzi”, gjatë të cilit u vu në pranga 58-vjeçari R. K., i cili u kap në flagrancë duke vjedhur dhe shkatërruar varrezat e qytetit, si rezultat i hetimeve të thelluara u bë zbardhja edhe e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, konkretisht:

Më datë 11.05.2021, ka vjedhur vazo bronzi në varezat e qytetit;  Po në këtë, tek varrezat e fshatit Rrashbull, ka vjedhur vazo bronzi;  Më datë 25.06.2021, ka dëmtuar disa varre në varezat e qytetit.  Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Afshj: 08/03/2022 18:47

    Inicialet R K - duket qe eshte grek. Rotis Charis!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?