Ministri i jashtëm grek u duk i qetë dhe i qeshur gjatë gjithë takimeve në Tiranë, madje në zhdërvjelltësinë e tij, i bëri dy “gola” homologut Bushati. Ai ju drejtua në hapje të konferencës ministrit tonë me emrin “I dashur Dhimitri” dhe jo Ditmir, një shkujdesje kjo, të cilën Bushati e kaloi me buzëqeshje. Kjo tentativë për të pagëzuar apo ortodoksëzuar emrin e ministrit shqiptar, ashtu siç është bërë me mijëra emigrantë shqiptarë në Greqi të cilët kanë ndryshuar emrat, ka shkaktuar jo pak reagim tek shqiptarët.
/Shqiptarja.com











